Lajme
Ekonomia drejt stabilizimit, SHBA zhbllokon rezervat e naftës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka autorizuar zyrtarisht zhbllokimin e 1 milion fuçive naftë në ditë nga rezervat strategjike, për të përballuar krizën dhe rritjen e çmimeve të shkaktuara nga lufta mes Ukrainës dhe Rusisë.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Biden shpjegon se ky vendim u mor për të përballur rritjen e çmimeve që, sipas tij, është shkaktuar nga Putin.
Masa e miratuar nga kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpall për herë të parë në muajin mars dhe konsiderohet si zhbllokimi më i madh në histori i rezervave të naftës së Shteteve të Bashkuara.
Më herët, edhe presidenti Putin pranoi vështirësitë që vendi i tij po has për shkak të sanksioneve dhe u shpreh se nafta dhe energjia ruse do të gjejnë treg tjetër përveç vendeve të Perëndimit./Cnn
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











