Lajme
Edhe një shtet rikthen shërbimin ushtarak
Letonia ka planifikuar të rikthejë shërbimin ushtarak në përgjigje të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Qeveria e vendit baltik, e cila është edhe anëtare e BE-së dhe NATO-s, ka mbështetur sot një propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, në Rigë, e cila tani pritet të hartojë një projektligj.
Sipas draftit, shërbimi ushtarak do të futet nga viti 2023. Burrat nga mosha 18 deri në 27 vjeç do të rekrutohen, fillimisht vullnetarisht, por më vonë edhe detyrimisht, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Gratë e së njëjtës grupmoshë do të mund të jenë vullnetare për shërbimin ushtarak 11-mujor. Parlamentii i mbetet ende të miratojë planin.
Letonia hoqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2007 dhe i transformoi forcat e saj të armatosura në një ushtri profesionale të mbështetur nga një forcë vullnetare.
Vendi baltik kufizohet me Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusinë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












