Pas Leonardo DiCaprio-s, është aktori tjetër famëlartë nga Hollivudi, Edward Norton, ai që ka kërkuar që ky lumë të mbrohet.
“Lumi Vjosa rrjedh i pazbutur nga burimi në det dhe grupet lokale komunitare në Shqipëri po kërkojnë që të mbrohet përmes krijimit të një parku të ri kombëtar”, ka shkruar Norton në Twitter.
“Tregojeni përkrahjen tuaj, dhe shpërndajeni filmin e Patagoniës me (hashtag-un) Parkun Kombëtar Vjosa tash”.
Përndryshe, Norton njihet për filma si “American History X”, “Primal Fear”, “Fight Club” dhe “Birdman”, duke qenë tri herë i nominuar për Oskar.
The Vjosa River runs untamed from source to sea & local community groups in Albania are calling for it to be protected through the establishment of a new national park. Show your support, share Patagonia’s film with #VjosaNationalParkNow https://t.co/Oi8zVXoWae
— Edward Norton 🌻🇺🇦 (@EdwardNorton) March 22, 2021