Lajme
Edhe Austria i kërkon BE-së heqjen e vizave për Kosovën
Ministrja austriake për Europën, Karoline Edtstadler, ka thënë se pas dhënies së mendimit nga Komisioni Europian për statusin e vendit kandidat për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, Bashkimi Europian s’duhet të përdorë standarde të dyfishta karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë drejtim, ajo thotë se kjo kërkon që t’i liberalizohen vizat Kosovës, t’i jepet statusi i vendit kandidat Bosnjë e Hercegovinës dhe të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Sot Komisioni Europian prezantoi opinionin e tij për aplikimin për anëtarësim të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë. Këto tani do të duhet të analizohen në detaje gjatë ditëve në vijim. Është e qartë se nuk duhet të ketë standarde të dyfishta apo edhe kandidatë të klasit të parë dhe të dytë në procesin e anëtarësimit”, ka thënë ajo.
Tutje Karoline Edtstadler ka deklaruar se “Sa i përket Ballkanit Perëndimor në veçanti, mbajtja e premtimeve tona është çështje sigurie për Europën dhe një çështje e besueshmërisë së Bashkimit Europian. Kjo kërkon që të jepet statusi i kandidatit për Bosnjë e Hercegovinën, fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe liberalizimin e vizave për Kosovën”.
Në vizitën e tij historike në Kosovë kancelari gjerman Scholz tha se e mbështet heqjen e vizave ndaj kosovarëve.
Ndërkaq, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, në një intervistë për Euronews së fundi tregoi se kjo problematikë po ngrihet mes vendeve anëtare shumë më shpesh, gjatë takimeve të organeve të ndryshme europiane dhe tregoi se ky proces është shumë afër, megjithëse nuk dha ndonjë datë të caktuar.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











