Shqipëria
E përditshmja spanjolle rekomandon Shqipërinë për verë
Vendi mesdhetar është dukshëm më i përballueshëm se destinacionet e tjera të njohura në Evropë
Megjithëse Spanja është destinacioni kryesor evropian për spanjollët, kur planifikojnë udhëtimet e tyre verore, kërkimet për të dalë nga “vendpushimet tradicionale” po rriten në mesin e udhëtarëve kombëtarë, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen spanjolle “Forbes España”.
Sipas të dhënave nga motori online i kërkimeve të fluturimeve dhe destinacioneve Kiwi.com, Shqipëria është renditur mes destinacioneve të preferuara ndërkombëtare për spanjollët për të udhëtuar këtë verë.
Destinacioni shqiptar është kthyer në trend vitet e fundit dhe itinerari i tij është bërë më i popullarizuar, duke kryesuar në listën e udhëtimeve evropiane, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Me detet Jon dhe Adriatik në sfond, Shqipëria u ofron udhëtarëve një ndërthurje të përsosur të bukurive natyrore, trashëgimisë së pasur kulturore dhe gastronomike.
Nga eksplorimi i maleve të Alpeve Shqiptare, zbulimi i historisë përmes mbetjeve arkeologjike të qytetit antik të Apolonisë apo relaksimit në një nga plazhet shkëmbore të Rivierës Shqiptare, ky vend ka diçka për të gjithë.
Vendi mesdhetar është dukshëm më i përballueshëm se destinacionet e tjera të njohura në Evropë.
Vizitorët mund të eksplorojnë shtigjet e saj të ecjes dhe peizazhet e jashtëzakonshme.
Shqipëria është gjithashtu një parajsë për adhuruesit e verës, pasi toka e saj ka një prodhim për t’u pasur zili, me kantina dhe vreshta të shumta për t’u vizituar dhe për të bërë degustime.
Sipas Kiwi.com për momentin linjat ajrore me kërkesën më të madhe nga Madridi dhe Barcelona gjatë periudhës së verës – janë të destinuara për në Tiranë, Shqipëri.
Nëse vitin e kaluar pati një interes për të udhëtuar drejt Shqipërisë, këtë vit ky destinacion është renditur në top 5-shen e udhëtimeve më të mira evropiane.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











