Kosova
E konfirmon Borrell: Kurti e Vuçiq takohen më 18 gusht
Takimi vjen pas tensioneve që u ngritën në veri të vendit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq do të takohen më 18 gusht në Bruksel. Konfirmimin zyrtar e ka bërë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, i cili ka thënë se edhe ai do të jetë i pranishëm në takim, raporton Albinfo.ch.
“Kam ftuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, më 18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka shkruar Borrell në Tuitter.
Takimi vjen pas tensioneve që u ngritën në veri të vendit, pasi qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet për targat dhe dokumentet serbe.
Serbët lokalë vendosën barrikada dhe bllokuan rrugët që çonin në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Pas kërkesës së ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, reciprociteti u shty për një muaj nga ana e ekzekutivit, kur edhe u hoqën të gjitha barrikadat nga serbët lokalë./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair











