Lajme
E djathta paralajmëron referendum kundër pushimit atëror “të lindjes”
Sipas këtij komiteti, vetë prindërit duhet të jenë përgjegjëse për kujdesin ndaj fëmijëve dhe ato nuk është në rregull që këtë përgjegjësi t`ua ngarkojnë ndërmarrjeve ku punojnë
Në shtator të këtij viti të dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës miratuan me shumicë votash qëndrimin e Këshillit Federal (qeverisë) që meshkujt të kenë dy javë pushim të paguar në momentin kur bëhen prindër.
Sigurisht, ky vendim kishte lënë të pakënaqur nga të dyja anët: në njërën anë ishte komiteti i majtë (jashtë Parlamentit) që kërkonte një pushim prej 4 javësh, shkruan albinfo.ch. Ndërsa, në anën tjetër, pjesë të partive të djathta në Parlament, kryesisht SVP, e kundërshtuan vendimin, por mbetën në pakicë.
Ndërkohë, sot është paraqitur një komitet i ri jashtëparlamentar i djathtë që do të iniciojë një referendum kundër pushimit dyjavësh për etërit, shkruan srf.ch. Sipas këtij komiteti, vetë familjet duhet të jenë përgjegjëse për kujdesin ndaj fëmijëve dhe ato nuk është në rregull që këtë përgjegjësi t`ua ngarkojnë ndërmarrjeve ku punojnë.
Veç kësaj, komiteti thotë se vendosja e një pushimi të tillë do të rrezikonte kompetivitetin e Zvicrës në raport ndërkombëtar.
Komiteti është i përbërë nga deputetë, ndërmarrës dhe përfaqësues të tregtisë.
“Ne jemi kundër pushimeve falas, të cilat do të financohen me paratë e përfituara nga zbritja e pagave për të gjithë”, ka thënë para mediave deputetja nacionale nga SVP, Diana Gutjahr.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














