Lajme
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra, po udhëtonin drejt të afërmve në Gjermani
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksidentin tragjik të së shtunës në autostradën A5, në landin Baden-Württemberg të Gjermanisë, jetonin në Zvicër. Ato po udhëtonin drejt Gjermanisë për të vizituar të afërmit, por rruga e tyre përfundoi në tragjedi, transmeton albinfo.ch.
Viktimat janë Aulona (17) dhe Erza Z. (23), me origjinë shqiptare, të cilat banonin në Olten të Zvicrës. Sipas mediave zvicerane, aksidenti ndodhi pasi trafiku u detyrua të frenonte për shkak të një përplasjeje të mëhershme në autostradë. Pak çaste më vonë, një automjet Volvo, që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të papërshtatshme, u përplas me fuqinë në pjesën e pasme të veturës Citroën ku ndodheshin dy motrat.
Për Aulonën dhe Erzën nuk pati mundësi shpëtimi, pasi ato ndërruan jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.
Babai i tyre, i tronditur nga humbja, tha për mediat zvicerane se vajzat po udhëtonin për të vizituar të afërmit në Gjermani. “Na është thyer zemra. Ato ishin në lulëzimin e jetës,” u shpreh ai për Blick.
Erza kishte përfunduar studimet e larta profesionale dhe punonte si zëvendësdrejtuese në sektorin e ekonomisë shtëpiake në një qendër për të moshuar në Olten, ndërsa Aulona ishte në vitin e dytë të praktikës profesionale.
Familja ka bërë të ditur se dy motrat do të varrosen në Kosovë, ndërsa autoritetet gjermane po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit fatal./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion” ... -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë










