Lajme
Dy kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë në zgjedhjet e Berlinit
Afërdita Suka dhe Klevis Knushi, të dy me prejardhje nga Kosova dhe kandidatë të të Gjelbërve, janë pjesë e garës zgjedhore të 20 shtatorit në Berlin. Suka synon një mandat në Dhomën e Përfaqësuesve të Berlinit, ndërsa Knushi kandidon në nivelin lokal në Neukölln
Dy kandidatë me prejardhje nga Kosova janë pjesë e zgjedhjeve që do të mbahen të dielën, më 20 shtator 2026, në Berlin.
Afërdita Suka, nga Bündnis 90/Die Grünen (Të Gjelbrit), kandidon për Dhomën e Përfaqësuesve të Berlinit (Abgeordnetenhaus) në zonën zgjedhore Tempelhof-Schöneberg 4.
Suka synon të rikthehet në parlamentin e Berlinit përmes mandatit të drejtpërdrejtë në Tempelhof. Ajo kishte fituar mandatin e drejtpërdrejtë në zgjedhjet e vitit 2021, ndërsa në zgjedhjet e përsëritura të vitit 2023 kishte mbetur 418 vota prapa kandidatit fitues të CDU-së, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, Klevis Knushi, po ashtu kandidat i të Gjelbërve, garon për Asamblenë e Distriktit të Neuköllnit (Bezirksverordnetenversammlung – BVV).
Dy kandidatët janë pritur para zgjedhjeve nga përfaqësuesi diplomatik i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
Ajeti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për angazhimin politik të dy kandidatëve dhe pjesëmarrjen e qytetarëve me prejardhje nga Kosova në jetën politike dhe proceset vendimmarrëse në Gjermani.
Ai u bëri gjithashtu thirrje qytetarëve me të drejtë vote që jetojnë në Berlin që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhje.
Zgjedhjet në Berlin mbahen më 20 shtator. Qytetarët do të votojnë për përbërjen e re të Dhomës së Përfaqësuesve të Berlinit, si dhe për asambletë e distrikteve të kryeqytetit gjerman.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










