Lajme
Duke filluar nga dhjetori Facebook-u do të ketë ndryshime
Duke filluar nga 1 dhjetori, Facebook do të heqë një sërë detajesh personale në bio që përdoruesit mund t’i ndajnë në profilet e tyre.
Këto fusha përfshijnë si “I/e interesuar për”, që tregon orientimin seksual të një përdoruesi, “Pikëpamjet fetare”, “Pikëpamjet politike” dhe “Adresa”. Pjesa tjetër e informacionit si informacioni i kontaktit do të mbetet.
Një zëdhënës i kompanisë tha për TechCrunch në një email se arsyeja pas ndryshimit është për ta bërë rrjetin social më të lehtë për t’u përdorur.
“Si pjesë e përpjekjeve tona për ta bërë më të lehtë navigimin dhe përdorimin e Facebook-ut, ne po heqim një pjesë të vogël të fushave të profilit: I/e interesuar, Pikëpamjet fetare, Pikëpamjet politike dhe Adresa”, tha zëdhënësi në një deklaratë. “Ne po u dërgojmë njoftime njerëzve që kanë këto fusha të plotësuara, duke i bërë të ditur se këto fusha do të hiqen. Ky ndryshim nuk ndikon në aftësinë e askujt për të ndarë këtë informacion rreth vetes diku tjetër në Facebook.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë












