Lajme
Drejtori i CIA-s: Njerëzit duhet të jenë ‘vërtet të kujdesshëm’ kur përdorin TikTok-un
Drejtori i CIA-s, William Burns, paralajmëroi përdoruesit amerikanë të TikTok se duhet të jenë “vërtet të kujdesshëm” për shkak të shqetësimeve të sigurisë mbi aplikacionin e njohur të mediave sociale në pronësi kineze.
Duke folur për PBS në një intervistë gjatë së premtes, Burns tha se ai shpërndau disa shqetësime të shprehura nga zyrtarë të tjerë amerikanë mbi atë se TikTok mund të përbëjë rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA-së.
Shumë agjenci federale, duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe departamentet e Mbrojtjes, Shtetit dhe Sigurisë së Brendshme, e ndaluan TikTok-un nga pajisjet që janë nën pronësinë e qeverisë, dhe të mërkurën e 14 dhjetorit Senati Amerikan aprovoi një ligj, i cili ndalon të gjithë punëtorët federalë nga përdorimi i aplikacionit.
TikTok ka thënë se shqetësimet janë nxitur kryesisht nga dezinformatat. Legjislacioni i ri nuk do të prekë më shumë se 100 milionë amerikanë që përdorin TikTok në pajisje private ose në pronësi të kompanisë.
Ndërsa kur ai u pyet se çfarë do t’u rekomandonte njerëzve që t’u tregonin fëmijëve të tyre ose miqve të tyre të moshës së re se nëse ata duhet ta përdorin TikTok-un, ai tha: “Do të isha shumë i kujdesshëm”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











