Lajme
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani
Mjeku nga Kaçaniku merr drejtimin e Klinikës së Mjekësisë Interne II, duke shënuar një tjetër sukses të profesionistëve shqiptarë në sistemin shëndetësor gjerman.
Një tjetër histori suksesi vjen nga diaspora shqiptare në Gjermani. Dr. Burim Prushi, me prejardhje nga Kaçaniku, është emëruar mjek kryesor (Chefarzt) i Klinikës së Mjekësisë Interne II në Gjermani, duke marrë një nga pozitat më të rëndësishme drejtuese në institucionin ku ushtron profesionin, shkruan albinfo.ch.
Ky emërim përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij shumëvjeçar në fushën e mjekësisë. Përmes angazhimit të vazhdueshëm dhe ekspertizës së fituar, Dr. Prushi ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në sistemin shëndetësor gjerman, duke fituar besimin e kolegëve dhe të drejtuesve të institucionit.
Marrja e drejtimit të Klinikës së Mjekësisë Interne II është një arritje e rëndësishme jo vetëm për Dr. Burim Prushin, por edhe një tjetër dëshmi e kontributit të mjekëve shqiptarë në institucionet shëndetësore të Gjermanisë.
Emërimi i tij është pritur me urime dhe vlerësime nga bashkëatdhetarët, të cilët e konsiderojnë këtë sukses një arsye krenarie për komunitetin shqiptar./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














