Kosova
Dorëzohet në Kuvendin e Kosovës peticioni për bashkimin e Mitrovicës
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka dorëzuar peticionin që ka për qëllim bashkimin e Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut në Kuvendin e Kosovës! Bahtiri ka thënë se ka qenë i detyruar t’i drejtohet Kuvendit me këtë peticion, pasi që nga dorëheqja e kryetarit të Mitrovicës Veriore kjo komunë po udhëhiqet nga strukturat paralele.
Ai i ka thënë kryeparlamentarit se pret që ky peticion të shqyrtohet, derisa ky i fundit tha se peticioni do të trajtohet me seriozitet. Ai ka thënë se peticioni menjëherë do të shkojë në komisionin parlamentar fillimisht për verifikim. Veseli ka deklaruar se Mitrovica do të mbetet përgjithmonë e Kosovës dhe qytetarët serbë janë shtetas të Kosovës, përcjell albinfo.ch
“Nuk duhet të ketë eskalim të situatës, Mitrovica është qytet i mitrovicasve, është komunë dinjitoze, grupe që nuk kanë interes për Mitrovicën të mos manipulojnë”, ka thënë Veseli.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













