CH-Ballkani
Donatorë shqiptarë nga Gjeneva ndihmojnë një shkollë në Ferizaj
“Kemi një kënaqësi të veçantë që jemi përfitues të një donacionit që vjen nga Gjeneva e Zvicrës, që është kontribut i bashkatdhetarëve tanë që punojnë atje”, ka thënë Muharrem Svarqa, kryetar i Ferizajt
Shqiptarët të cilët jetojnë në diasporë vazhdojnë të japin ndihma në Kosovë, duke kontribuar në fusha të ndryshme, sidomos në arsim, raporton albinfo.ch.
Ata e kanë ndihmuar shkollën fillore të mesme e ulët “Arsim Rexhepi” në Sazli të Ferizajt, duke iu dhuruar 300 banka, 300 karriga si dhe rekuizita tjera sportive.
Donacioni ka ardhur falë bashkatdhetarit Avdyl Hamza, kurse këtë gjest e ka përshëndetur edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa.
“Kemi një kënaqësi të veçantë që jemi përfitues të një donacionit që vjen nga Gjeneva e Zvicrës, që është kontribut i bashkatdhetarëve tanë që punojnë atje, dhe të cilët kanë filluar një bashkëpunim edhe për krijimin e marrëdhënieve përmes shkollave të Komunës së Ferizajt siç është shkolla “Arsim Rexhepi” në Sazli, me shkollat e Zvicrës ne veçanti me ato të Gjenevës të cilat falë zemërgjerësisë së të tyre kanë dhuruar një donacion të munguar për shkollat tona që nënkupton banka dhe karriga për të gjitha moshat prej parashkollorëve e deri tek klasët e larta”, ka thënë kryetari Svarqa.
Këtë donacion e ka mirëpritur edhe përfaqësues të fshatit Sazli. Xhemjal Rexhica, banorë i këtij fshati, tha se tashmë shkolla “Arsim Rexhepi”, ka inventarë të mjaftueshëm, ndërsa pjesën tjetër do t’ju dërgohet edhe paraleles së ndarë në fshatin Papaz.
U tha se donacione të këtij lloji pritet të ketë edhe në të ardhmen për shkollën “Arsim Rexhepi” në Sazli.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












