Lajme
Donald Trump shpallet fajtor për abuzim seksual
Gjykata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka shpallur fajtor ish-presidentin amerikan, Donald Trump, për abuzim seksual.
Gjykata i ka caktuar si dënim dëmshpërblimin me 5 milionë dollarë të Elisabeth Karol, shkrimtares që e akuzoi para autoriteteve, raporton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Tre milionë dollarë do të paguhen pasi Trump e akuzoi shkrimtaren se po shpifte, ndërsa 2 milionë dollarë do të paguhen për sulmin seksual që ka ndodhur në vitin 1990. Dënimi me burg nuk ishte i diskutueshëm, sepse nuk bëhej fjalë për një çështje penale.
“Jam këtu pasi Donald Trump-i më përdhunoi, dhe kur shkruajta për këtë, ai tha se nuk ka ndodhur. Ai gënjeu dhe dëmtoi reputacionin tim dhe unë jam këtu që të përpiqem të rifitoj jetën time”, u tha Carroll anëtarëve të jurisë gjyqësore në momentin e denoncimit.
Kjo është hera e parë që një president amerikan është shpallur përgjegjës për sulme seksuale./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena














