Lajme
Donald Trump kërcënon me tarifa 50% për Bashkimin Evropian
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po propozon tarifa duke filluar nga 1 qershori.
“Diskutimet tona” me Bashkimin Evropian “nuk po shkojnë askund”. Me këto fjalë, Trump kërcënoi se do të vendosë 50% doganë për mallrat e importuara nga Bashkimi Evropian duke filluar nga 1 qershori.
“Është shumë e vështirë të merresh me Bashkimin Evropian, i cili u krijua me qëllimin për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara në tregti. Pengesat e tij masive tregtare, TVSH-ja, sanksionet absurde të korporatave, barrierat jotarifore, manipulimi i monedhës, paditë e padrejta kundër bizneseve amerikane dhe të tjera kanë rezultuar në një deficit tregtar me SHBA-në mbi 250 miliardë dollarë në vit, një shifër që është krejtësisht e papranueshme”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të taksojë atë që prodhohet në vend. Ai në fakt e ka kërcënuar Apple me një tarifë doganore prej 25% nëse kompania nuk prodhon iPhone në SHBA.
Tregu evropian, përfshirë edhe atë zviceran, ka reaguar menjëherë ndaj propozimit me humbje të shumta. Bursa e Parisit humbi më shumë se 3%, veçanërisht sektori i luksit.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi














