Lajme
Donald Trump deklarohet i pafajshëm
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u deklarua i pafajshëm më 31 gusht lidhur me akuzat se tentoi në mënyrë të paligjshme t’i përmbysë rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në Xhorxhia dhe tha se nuk do të marrë pjesë në një seancë dëgjimore të javës së ardhshme.
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Fultonit, Scott McAfee, kishte caktuar seancat dëgjimore për Trumpin dhe 18 të tjerët të akuzuar në këtë rast për 6 shtator, përcjell Albinfo.ch.
Por, një dokument i publikuar tani bën të ditur se Trump nuk do të ketë nevojë të paraqitet në atë seancë.
Vendimi për mos t’u paraqitur personalisht bën që ish-presidenti republikan të mos detyrohet të deklarohet i “pafajshëm” në një sallë gjyqi. Gjykatat në Xhorxhia kanë rregulla mjaft të lehta për lejimin e kamerave televizive në sallën e gjyqit dhe ky hap do të thotë që Trump nuk do të duhet të deklarohet lidhur me akuzat ndaj tij në televizion.
Ish-presidenti republikan përballet me 13 akuza penale, përfshirë shantazh dhe presion ndaj zyrtarëve shtetërorë për ta kthyer humbjen e tij në zgjedhje nga presidenti demokrat, Joe Biden.
Rasti i Xhorxhias përbën aktakuzën e katërt të ngritur ndaj Trump. Ai përballet me një gjyq në Nju-Jork lidhur me një pagesë të bërë ndaj një ylli të pornografisë dhe një gjyq në Florida për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara federale.
Një tjetër aktakuzë, në Uashington, e akuzon atë për përpjekje të paligjshme për ta përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020. Prokurori i posaçëm, Jack Smith, ka kërkuar që gjyqi të nisë në janar, por ende nuk është caktuar një datë.
Trump është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













