Lajme
Doli numri i ri i revistës albinfo.at –edicioni për Austri
Pikërisht sot, me 31 dhjetor, doli numri më i ri i revistës albinfo.at, - edicioni për Austri. Ky numër sheh dritën e saj në vegjilje të Vitit të Ri, dhe vjen si dhuratë për të gjithë lexuesit tanë besnik, që tash e tre vjet na lexojnë dhe përkrahin
Në këtë natë kur gjithçka ka marr ngjyra festive, edhe albinfo.at, në numrin e saj të shtatë më radhë, në versionin print/shtyp, vjen në duart e lexuesve me plot tema të larmishme, të cilat kryesisht lidhën me sukseset e shqiptarëve në Austri.
Në ballinën e revistës albinfo.at në këtë numër gjendet dr. Shqiponja Ahmetaj. Shqiptarja e cila u largua si 18 vjeçare nga Elbasani vazhdoi studimet nga Shën Petersburg. Posa përfundoi studimet Bachelor në Rusi, Shqiponja fitoi një bursë nga Komisioni Evropian për programin „European Master’s Program in Computational Logic“ (EMCL).
Në vitin 2011, ajo nisi studimet Master në Universitetin Teknik ne Dresden të Gjermanisë. Semestrin e dytë e përfundoi në Free University of Bolzano të Italisë. Ndërsa, vitin e dytë të studimeve, Shqiponja zgjodhi të vinte në Vjenë, ku vazhdon të vijoj studimet e pos-doktoratës. Në tetor të këtij viti, qyteti i Vjenës e dekoroj Shqiponjën me çmimin “Hedy Lamarr”, çmim ky që i ndahet çdo vit një shkencëtareje për arritjet që ka bërë në fushën e teknologjisë së informacionit.
Një tjetër shqiptare që ka mrekulluar më zërin dhe përformancën e saj, është Elbenita Kajtazi. Sopranoja e njohur shqiptare flet për albinfo.at, lidhur me rrugëtimin e saj muzikor, nga Mitrovica drejt Gjermanisë, duke mahnitur publikun në skenat e mëdha të operës botërore.
Duke qenë se kemi përcjell të gjitha sukseset e shqiptarëve në Austri dhe gjetiu, nuk kishim si mos ta përmbyllim vitin me një temë përmbledhëse për të gjitha të arriturat e shqiptarëve që shënuan vitin 2022.
Shkrimet tjera interesante vazhdojnë me një intervistë me policin shqiptar në Austri, Kaltrin Muratin. Për albinfo.at, ai tregon për punën dhe karrierën e tij si polic në Vjenë. Puna e tij e palodhshme dhe në shërbim të popullatës, është vlerësuar disa herë me mirënjohje të ndryshme nga policia dhe shteti austriak. Në kuadër të shkrimeve me austriakët, miq të shqiptarëve, në këtë numër kemi realizuar një intervistë me albanologun Robert Pichler. Postimi i tij ndaj futbollistëve shqiptarë që luajnë për Zvicrën pas ndeshjes Zvicër – Serbi në “Katar2022”, ngjalli reagime të shumta kundërshtuese tek komuniteti shqiptar, megjithatë, për revistën tonë, ai thotë: “Mbetëm mik i shqiptarëve edhe kur i kritikoj”.
Edhe në këtë numër albinfo.at prezanton bashkatdhetare dhe bashkatdhetarë të suksesshëm, përmes portreteve dhe intervistave të realizuara me ta.
Për një histori suksesi në Austri, flasin djemtë e dëshmorit Abdullah Bugari. Ata janë të rinj në moshë, por të suksesshëm me bizneset e tyre në Austri. Vëllezërit Nuri dhe Adri Bugari rrëfejnë rrugëtimin e tyre të vështirë drejt suksesit
Në vazhdën e prezantimit të sukseseve, nuk mungojnë as mantelbardhët shqiptarë. Në këtë numër sjellim portrete dhe intervista të realizuara me dr. Korab Krasniqin, Besim Nezajn dhe Qendrim Zahirin.
Temat e zakonshme nga rubrika të ndryshme të artit, letërsisë, muzikës modës dhe sportit janë pjesë edhe e këtij numri.
Falë përkrahjes së afaristëve dhe bizneseve të shqiptarëve në Austri dhe Kosovë, edhe ky numër i albinfo.at do të shpërndahet falas në të gjitha qytetet, vendet ku banojnë shqiptarët dhe ato që frekuentohen më së shumti nga shqiptarët në Austri.
Revistën albinfo.at mund ta gjeni në Ambasadën e Kosovës dhe të Shqipërisë, në shoqata, biznese shqiptare, institucione fetare, lokale afariste, agjenci turistike etj. Një pjesë e tirazhit të revistës do të dërgohet edhe me anë të postës zyrtare. Gjithashtu, për të gjithë ata që janë në Kosovë, revista gjendet edhe në Aeroportin e Prishtinës, në autobusët e linjës Vjenë – Kosovë, Vjenë – Maqedoni dhe anasjelltas si dhe në disa pika nëpër qytete të ndryshme në Kosovë.
Të gjitha materialet e përgatitura të revistës do të publikohen edhe në portalin shqiptar më të lexuar në diasporë, albinfo.ch dhe albinfo.at.
Të bindur se edhe në këtë numër u kemi sjell tema të larmishme dhe interesante, redaksia e albinfo.at, me këtë rast u uron të gjithë lexuesve: Gëzuar Vitin e Ri 2023!
E-Diaspora
-
Madrid: 12 veçarja shqiptare në prag të përfaqësimit të Shqipërisë “Junior Fest Albania 2024” përfundoi në shtator në Tiranë me kurorëzimin e Nikol Çabelit fituese të...
-
Kurti e Gërvalla takohen me mërgimtarët në Gjermani
-
Frankfurt: Piktori shqiptar hap ekspozitën e artit pamor me titull “Art Open Call”
-
Nju-Jork: Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025”
-
Arti diplomatik i Shuk Oranit: Një iniciativë kulturore me strategji ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
A mund të udhëtoni jashtë vendit ose të takoni miq kur jeni në pushim mjekësor në Austri? Nëse jeni me pushim mjekësor me pagesë në Austri, çfarë mund të bëni në të vërtetë?...
-
Si mund të shihni një kometë ‘një herë në jetë’ në qiellin mbi Austri këtë fundjavë
-
Austria, vendi më miqësor në Evropë, thonë turistët
-
Aeroportet në Austri renditen ndër më të mirat për uljet me avion privat
-
Obeziteti i kushton Austrisë 2.4 miliardë euro në vit