Diversité
Diversité: Migracioni, prioritet për hulumtime shkencore në Zvicër
Migracioni është një çështje qendrore në Zvicër në fillim të këtij viti, por jo vetëm për shkak të partisë SVP/UDC, e cila ka nisur një iniciativë kundër emigracionit masiv.
Për herë të parë në dhjetor Këshilli Federal ka dhënë 17 milionë franga në një projekt kërkimor në fushën e migracionit. Një projekt kombëtar që e vendos temën e migrimit si prioritet për kërkime në shkencat sociale.
Ky projekt hulumtues i quajtur «On the Move» (Në veprim) është një sinjal i fortë i autoriteteve qeveritare për rëndësinë e çështjeve të migracionit për Zvicër. Pra, cilat janë qëllimet dhe elementet kryesore të këtij hulumtimi të madh që sapo ka filluar? Cila është rëndësia e saj për politikëbërësit dhe shoqërinë në përgjithësi ? Këto janë pyetjet që ne në këtë emision do të përpiqemi t’iu përgjigjemi.
Të ftuarit e tryezës:
Gianni d’ Amato, drejtor i PNR-it (Programi kombëtar i hulumtimeve shkencore “On the Move”) dhe profesor në Universitetin e Neuchâtel-it.
Steve Maucci, shef i Entit të popullsisë së kantonit të Vaud-it.
Jean-François Steiert, këshilltar nacional i Friburgut (PS) dhe anëtar i Komisionit për arsim, shkencë dhe hulumtim.
http://www.latele.ch/play?i=41745
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














