Lajme

Disa nga punët më të paguara në Austri

Pagat austriake janë relativisht të larta dhe kjo e bënë tërheqëse për shumë punëtorë të huaj, transmeton albinfo.at.

Nëse po pyesni se cilat janë pagat në këtë vend të njohur, lexoni më poshtë se si lëvizin pagat bruto të profesioneve më të kërkuara.

Pagat e mjekëve profesionistë

Pagën më të ulët në këtë fushë e kanë shoferët e ambulancave, e cila është rreth 2400 euro. Menjëherë pas tyre vijnë fiziterapeutët apo masazhatoret, të cilat paguhen nga 2600 euro dhe 2900 shkojnë te nutricionistët. Radiologët e mbyllin muajin me 3200 euro, farmacistët me 3800, stomatologët paguhen 4500 euro. Më të paguarit janë anesteziologët, të ardhurat mujore të të cilëve janë 5200 euro.

 

Pagat e zejtarëve

Zejtarët si punëtorët e ndërtimit, hidraulikët, elektricistët dhe profesione të ngjashme mund të presin të fitojnë rreth 2000 deri në 3000 euro në muaj, në varësi të përvojës, specializimit dhe llojit të punës.

Rrjedhimisht, pastrueset kanë të ardhurat më të ulëta, pra 1800 euro, pastaj traktoristët – 2400 euro, furrtarët – 2700, molerët (bojaxhintë) – 2800, marangozët – 2900, muratorët – 3000, ndërsa kasapët paguhen 100 euro më shumë. Më pas në listë janë hidraulikët me 3200 euro, pas tyre shoferët e autobusëve 3500, vinçat 3800 dhe inxhinierët elektrikë deri në fund të muajit me 4800 euro.

 

Pagat në gastronomi-restorante dhe kafeteri

Pagat për kamerierët, kuzhinierët dhe stafet e hoteleve, ndryshojnë sipas vendndodhjes, llojit të mikpritjes dhe përvojës së punonjësit. Pagat fillestare variojnë nga rreth 1,500 deri në 2,500 euro në muaj, ndërsa punëtorët më me përvojë dhe ata në pozita më të larta mund të presin paga më të larta.

Në këtë zonë më së paku fitojnë recepsionistët, pra 2000 euro, më pas ndihmëskuzhinierët me 2100 euro, më pas punonjësit e ushqimit të shpejtë me 2200, kamarierët 2300, baristat 2400, hostesat e mbyllin muajin me 2700 euro, ndërsa kuzhinierët janë nga 3 mijë deri në 6 mijë euro që janë shefat më të mirë.

 

Pagat në industrinë e IT

Për ekspertët e IT-së nga Ballkani, Austria jo vetëm ofron kushte më të mira financiare, por edhe mundësi për të punuar në projekte inovative, përdorimin e teknologjive më të fundit, si dhe zhvillim profesional në një mjedis të qëndrueshëm dhe stimulues.

 

Pagat në këtë sektor janë si më poshtë:

Zhvilluesi i Android: nga 3,300 në 8,600 euro

Zhvilluesi i Backend: nga 3,200 në 8,400 euro

Zhvilluesi i iOS: nga 3500 deri në 10000 euro

Webmaster: nga 2200 deri në 4300 euro

Web designer: nga 2700 deri në 5200 euro

Specialisti i SAP: nga 3600 deri në 8400 euro

Tester IT: nga 2900 deri në 5200 euro

 

Nga çfarë varet paga?

Pagat në Austri përcaktohen në mënyrë të ngjashme si në vendet e tjera. Është e rëndësishme të kuptohet se paga mund të ndryshojë shumë dhe varet nga disa faktorë kyç, disa prej të cilëve janë përvoja, arsimi, qyteti dhe gjinia.