Lajme
Disa mënyra si mund të heqim kilet e tepërta pa dietë
Përdorni shumë perime
Konsumoni shumë perime dhe do të jeni të kënaqur derisa të vijë vakti tjetër. Doktorët rekomandojnë se të hani më tepër fruta dhe perime është një metodë për të humbur kilogramë. Pse? Sepse perimet dhe frutat kanë pak kalori, kanë shumë fibra dhe ujë.
Pini çaj pa kalori
Shpesh ne hamë kur jemi të mërzitur, madje edhe kur nuk kemi uri. Shtojini atyre që konsumoni çaj me zero kalori, për shembull, çaj jeshil ose bimor të një lloji tjetër, pa sheqer. Jo vetëm do të ndihmojë metabolizmin tuaj, por është dhe i pasur në katekinë, një lloj fotokemikali që ndihmon metabolizmin.
Konsumoni supë
Ne vend që të konsumoni makarona, mund ta filloni me një supë, që mund të jetë edhe një supë me lëng mishi. Kyçi është që supa të jetë e gatuar me lëngun e perimeve dhe të mishit të pulës dhe jo një supë kremoze me gjalp ose yndyrna të këtij lloji. Janë të këshillueshme edhe supat me domate, fasule etj.
Darkoni në shtëpi
Nëse doni që të konsumoni më pak kalori, atëherë hani ushqimet që bëni në shtëpi. Duke i përgatitur vetë ushqimet, do të kontrolloni dhe kaloritë.
Hani në kohë
Nuk ka të bëjë me të ngrënin në një orar fiks, më tepër se sa më të ngrënin ngadalë, në mënyrë që ushqimi të tretet më mirë. Nga ana tjetër, kjo mënyrë e të ngrënit mund të bëjë edhe që ta shijoni më shumë ushqimin dhe të konsumoni më pak në sasi.
Joga, gjendje e mendjes dhe e trupit
Një pjesë e të humburit në peshë ka të bëjë edhe me gjendjen positive të mendjes. Joga ndihmon për diçka të tillë. Kërkimet kanë treguar se ata që praktikojnë rregullisht joga janë më të prirur të humbin në peshë në krahasim me ata që nuk praktikojnë joga.
Pini ujë
Nëse pëlqeni të pini pije me ngjyrë apo pije alkoolike ndërsa hani, shanset janë se po merrni shumë më tepër kalori dhe po humbisni lëngje. Në vend të këtyre pijeve pini ujë ose të paktën pije të bëra me ujë, pa sheqer të shtuar.
Dremisni
Kërkime nga Universiteti i “Michigan”-it kanë treguar se të dremisni për rreth një orë në shtrat çdo natë, përveç orëve të zakonshme të gjumit mund të çojë në humbje të peshës, rreth 7 kg në vit. Kjo sepse një orë më tepër në shtrat, shpesh do të thotë një orë më pak përpara televizorit, duke ngrënë në mënyrë jo të shëndetshme.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













