Lajme
Disa arsye pse pijet energjike janë të dëmshme
Herën tjetër kur ju doni të merrni më shumë energji, mendoni para se të blini pije energjike. Konsumimi i kësaj pije është shumë i dëmshëm.
Në vend se të mbështeteni në sheqer dhe kafeinë për të ndihmuar për të kaluar një ditë të ngarkuar, përpiquni që të ecni ose të konsumoni sa më shumë ujë.
Këto janë anët negative të pijeve energjike:
Stresi dhe nervozizmi
Njëra nga arsyet më të rëndësishme pse ju nuk duhet të konsumoni pije energjike është se ato shkaktojnë rritjen e nervozizmit dhe stresit.
Disa pije energjike kanë një sasi më të madhe të kafeinës se çfarë është shkruar në etiketë. Sasia e madhe e kafeinës mund të shkaktojë stres kronik dhe takikardi.
Sasi e madhe e sheqerit
Pavarësisht që pijet energjike do t’ ju mbushin me energji artificiale, kjo pije përmban shumë sheqer. Në disa prej tyre është e njohur që përmban mesatarisht 15 lugë kafeinë. Përveç që kjo mund të shkaktojnë hyperglycemia, mund të bëjë që ju të dehidroni, të keni sistem imunitar të ulët, të shkaktojnë inflamacion të stomakut dhe të fitojë peshë.
Ndryshimet në humor
Nëse ju konsumoni rregullisht pije të energjisë, ndoshta ju do të dëshironi të mendoni nëse ju duhet të vazhdojë. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit të cilët zakonisht konsumojnë pije të energjisë i janë ulur nivelet e serotoninës. Kjo substancë është e njohur si hormoni i lumturisë. Kur niveli i tij në gjak ulet, kjo dërgon në një humor të luhatshëm, depresion dhe nervozizëm.
Pagjumësia
Edhe pse këto pije mund t’ ju ndihmojnë të merrni më shumë energji dhe të përfundoni punët tuaja, nuk ju ndihmon për të fjetur. Pije të tilla mund të bëjnë që ju të keni takikardi dhe lodhje, për shkak të cilave ju nuk mund të bini në gjumë. Për të hequr ato nga trupi dhe efektet e këqija, konsumoni shumë ujë, hani ushqime të shëndetshme dhe ushtroni./
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













