Futboll
Donis Avdija shkëlqen në Austri, tri skuadra gjermane kërkojnë rikthimin e tij
Futbollisti shqiptar Donis Avdija është rikthyer në një lojtar të rëndësishëm te TSV Hartberg në Bundesligën austriake.
Sipas “Sky Sport” mësohet se Avdija është shumë afër rikthimit në Gjermani, ku 3 skuadra janë në garë për shërbimet e tij. Huazimi te skuadra austriake ka përfunduar, ndërsa lojtari është në pronësi të Zurich.
“Në Gjermani jetohet për futboll për shkak të profesionalizmit dhe tifozëve. Nuk ka gjë më të mirë sesa të jesh lojtar i ndonjë klubi në atë shtet”, ka thënë Avdijaj për Sky.
St Pauli dhe Hertha Berlin e duan atë në Bundesliga 2, derisa Werder Bremen ka shfaqur interesim që ta rikthejë në elitën e futbollit gjerman sulmuesin kosovar.
Avdijaj është nën kontratë me klubin zviceran “FC Zürich” deri në qershor të vitit 2025. Ai më parë në Gjermani ka luajtur vetëm për Schalke 04 derisa ka ndërruar disa skuadra si Sutrm Graz, Roda Jc, Willem II, Trabzonspor, Hearts, Emmen dhe AEL Limassol.
E-Diaspora
-
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg Shoqata “Trojet e Arbrit” dhe partnerët shqiptarë organizojnë një event historik me Prof. Dr. Oliver Jens... -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Amerikë
Inxhiniera shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











