Lajme
Diasporës i rekomandohet dërgimi i fletëvotimeve me postë të shpejtë
Gjasat që vota juaj të vonohet dhe të arrij pas 14 Shkurtit e të shpallet e pavlefshme është e madhe, nëse votoni pas 5 shkurtit", ka shkruar Haxhi Avdyli kandidat për deputet në listën e Vetëvendosjes
Nesër në mëngjes të gjithë votuesit e regjistruar jashtë Kosovës dhe të verifikuar nga ana e KQZ-së do të mund të shkarkojnë fletëvotimet për të votuar për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Albinfo.ch.
E për tu regjistruar si votë e vlefshme ajo duhet të arrijë në Kosovë përmes postës para datës 14 shkurt.
Andaj, diasporës po u rekomandohet që fletëvotimet e tyre ti dërgojnë përmes postës së shpejtë, në mënyrë që të mos rrezikohet anulimi i votave për shkak të vonesave eventuale të postës, shkruan tutje Albinfo.ch.
“Të gjithë ju mërgimtarë, që jeni regjistruar për të votuar me POSTË, nga nesër ,me 2 shkurt sapo të tërhiqni Fletëvotimin, mbusheni dhe ta dërgoni që ditët e para. Mundësisht me POSTË të shpejtë. Gjasat që vota juaj të vonohet dhe të arrij pas 14 Shkurtit e të shpallet e pavlefshme është e madhe, nëse votoni pas 5 shkurtit”, ka shkruar Haxhi Avdyli kandidat për deputet në listën e Vetëvendosjes.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











