Lajme
Diaspora shqiptare organizon mbledhje ndihmash në Sion
“Me rastin e tragjedisë që ndodhi në Shqipëri, ju ftoj në emrin tim dhe të komunitetit tonë që të merrni pjesë këtë të diel, më 1 dhjetor 2019, në orën 13 00, në lokalet e Sindikatës “Syndicats Chrétiens du Valais” SCIV (Rue de la Porte Neuve 20, 1950 Sion), përballë Komunës së Sionit, me një qëllim që të mbledhim sa më shumë të holla për t’iu dalë në ndihmë motrave dhe vëllezërve tanë në Shqipëri”, shkruan Fatmir Musa, punonjës i sidnikatës së përmendur.
“Ju lus të gjithë juve zemërgjerë që të merrni pjesë masivisht.
Shqipëria jonë diti dhe mundi në kohët më të vështira të na mbrojë, të na strehojë dhe ushqejë me muaj të tërë. Pa tonën Shqipëri kurrë nuk do të ishim këtu ku jemi sot. E tash Nëna jonë ka nevojë për ne, e ne, si gjithmonë, kur thërret vatani, duhet të dimë të mobilizohemi e ta nderojmë si ne dimë”, thuhet në fund të ftesës.
Për informata më të detajuara, ju ftoj të kontaktoni në numrin +41 78 741 86 15.”
Fatmir Musa
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













