Lajme
Diaspora shqiptare, për gjashtë muaj, dërgoi mbi gjysmë miliardi euro në Kosovë
Mërgimtarët kosovarë pa dyshim se janë një nga shtyllat më të rëndësishme e të ardhurave ekonomike për Kosovën, transmeton albinfo.ch.
Të dhënat nga Banka Qendrore e Kosovës tregojnë se gjatë gjashtë mujorit të vitit 2021, diaspora ka dërguar 117.5 milionë euro më shumë sesa viti 2020.
Theksohet se për këtë periudhë, në vendin tonë u sollën 552 milionë euro, kurse një vit më herët kjo vlerë ishte 434.5 milionë euro.
Cekët se vlera më e lartë brenda tremujorit e dërguar në drejtim të Kosovës ishte e muajit maj me 113.3 milionë euro.
Për sa u përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.
Remitencat, sipas kanaleve të dërgimit, gjashtëmujori i parë 2021 | Burimi: BQK
Nga Gjermania kanë ardhur 39.5 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 17.3 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7 për qind.
Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, 340.3 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parave, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale.
Ndërsa, Banka Botërore thotë se që nga shpallja e pavarësisë, në Kosovë janë dërguar 12.6 miliardë euro, përcjell Telegrafi.
Sipas BB-së, pjesëmarrja e remitencave në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Kosovës është 18.5 për qind.
Shuma e remitencave të dërguara sipas viteve në Kosovë: 2008 – 858 milionë euro, 2009 – 865 milionë euro, 2010 – 825 milionë, 2011 – 814 milionë euro, 2012 – 775 milionë euro, 2013 – 867 milionë euro, 2014 – 901 milionë euro, 2015 – 796 milionë euro, 2016 – 808 milionë euro, 2017 – 911 milionë euro, 2018 – 1.13 miliard euro, 2019 – 1.23 miliard euro dhe 2020 – 1.8 miliard euro.
Për sa i përket ardhjes së mërgimtarëve, për dy javët e para të muajit gusht, duke e shfrytëzuar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në vendin tonë kanë ateruar 738 aeroplanë me gjithsej 216 mijë e 758 persona.
E-Diaspora
-
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani Me të gjitha notat 10 nga klasa e parë deri në përfundim të gjimnazit, katër provime... -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar












