Lajme
“Diaspora për Strugën” nuk mbështet asnjë kandidat për zgjedhjet komunale
“Kemi vendosur të mbajmë qëndrim të paanshëm, duke i lënë secilit të zgjedhë lirshëm cilën anë do të mbështesë”, deklaron grupi që vepron në Zvicër
Grupi “Diaspora për Strugën” në Zvicër, vepron prej 10 vitesh në çështje kombëtare dhe gjatë kësaj koheka marrë pjesë në procese politike dhe humanitare.
Në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, ky grup del me një njoftim me të cilin informon opinionin publik dhe përkrahësit e tij se: “pas zhvillimeve politike dhe marrëveshjeve ndërmjet partive në Maqedoninë e Veriut, këtë herë Grupi nuk ka arritur unanimitet për të përkrahur ndonjë kandidat për Komunën e Strugës.
Falënderojmë të gjithë përkrahësit tanë për besimin dhe mbështetjen që na kanë dhënë në çdo cikël zgjedhor deri më sot.
Si grup kemi vendosur të mbajmë qëndrim të paanshëm, duke i lënë secilit individ të zgjedhë lirshëm se cilën anë do të mbështesë. Takimet dhe aktivitetet tona do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, sepse Grupi Diaspora për Strugën nuk shuhet nga ky vendim. Ne do të jemi aktivë në nisma humanitare, dhe kur të shihet e arsyeshme, edhe në çështje politike”, thuhet në fund të deklarimit të Grupit “Diaspora për Strugën”, i cili vepron në Zvicër.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












