E-Diaspora
Diaspora e forcon pozitën e Kosovës
”Sikurse që është e sigurtë se koha ka ardhur të koncentrohemi në forcimin e shtetësisë së Kosovës, ashtu është e sigurtë se koha ka ardhur që të trajtohet Diaspora profesionale me dinjitetin dhe respektin që e meriton”
Në një artikull të përbashkët është shprehur Rrjeti i ekspertëve nga Diaspora; Avni Dervishi – Suedi, Mimoza Morina – Gjermani, Ganimet Bajraktari – Austri, Yllka Halil Alidemi – Britani e Madhe, Shqipe Buzuku – Finlandë, Laura Selmani – Itali, Selam Hajrizi – Francë.
Në një artikull të përbashkët të tyre thuhet se me vite e vite tashmë Republika e Kosovës dhe Serbia janë duke bërë negociata në Bruksel. Dialogu po zhvillohet nën patronazhin e Unionit Europian (UE), dmth Brukselit. Konkretisht është zyrja e përfaqsueses më të lartë të politikave të jashtme të 28 vendeve, apo si njihet në publik, ministrja e punëve të jashtme e Unionit Europian, ajo që është mediatore në mes palës kosovare dhe asaj serbe, raporton albinfo.ch.
Gjatë këtyre viteve janë formuar më shumë se 7 komuna të tjera serbe në Kosovë, është zyrtarizuar ndarja e qytetit e komunës së Mitrovicës, Serbia i ka hapur edhe disa kapituj në rrugëtimin e tyre drejt Integrimeve Europiane (vizat për shtetet Shengen atyre iu kanë hequr që moti), serbëve të Kosovës iu është garantuar lidhje direkte dhe e sponzorizuar me qeverinë e Republikës së Serbisë, e poashtu iu është garantuar serbëve të pjesës veriore të Kosovës, që tu paguhet energjia elektrike që e harxhojnë, nga taksapaguesit shqiptarë e joserbë të Kosovës nga Vushtrria e Mitrovica Jugore.
Ndërsa, Kosova është duke stagnuar rreth të drejtave të tyre.
A ka mundur dhe a mundet të fitojë më shumë nga ky dialog?
Në vendet perëndimore, konkretisht në vendet anëtare të Unionit Europian egziston një diasporë me prejardhje nga Kosova dhe ne jemi diku rreth 300 000-400 000. Duke pasur parasysh dy fakte:
- Republika e Kosovës e ka qëllim Integrimin Europian, por strategjia e bazuar në fakte e eksperiencë nga vende të tjera EuroLindore po mungon, e nuk po merret parasysh. Integrimet Europiane nuk bëhen me deklarata populiste para zgjedhjeve, e as duke u shtyrë opozita me opozitën, sepse faktikisht ngecja në integrimet europiane është faji i të gjitha partive politike pa dallim pozitë-opozitë.
- Unioni Europian dhe zyrja e përfaqsueses së lartë apo ministres së punëve të Jashtme znj. Mogherini, i përfaqson jo më pak se 500 milionë eruopianë. Aty hyjmë edhe ne Diaspora që jetojmë në këto vende demokratike.
E para rreth integrimeve Europiane
Nëse është e vërtetë se Integrimet Europiane janë interes i shtetit të Kosovës, pse mos të angazhohen ekspertë nga Diaspora në këtë proces jetik për thyerjen e izolimit e forcimin e popullit? Kroacia, Lituania, Hungaria i kanë shfrytëzuar ekspertët nga Diaspora për integrimet europiane. Pse nuk po mësoni nga përvojat e këtyre vendeve të suksesshme?
E dyta, rreth dialogut me Serbinë
Kur dihet fakti se këto bisedime po ndërmjetsohen nga Unioni Europian, vetëm realilteti se po mbahen në Bruksel është dashur ta garantoj që edhe një ekspert nga Diaspora të jetë pjesë e delegacionit nga Kosova. Pse? Sepse ne që jetojmë e veprojmë në këto shtete demokratike europiane e dijmë saktësisht, sa , si e në çfarë mënyrash manifestohen të drejtat, mundësitë dhe mangësitë e minoriteteve në 28 vendet anëtare të familjes Europiane. Dmth ne e kemi kapacitetin ti kombinojmë të dyja anët (apo të tria anët). Ofertat nga Brukseli, kërkesat pa kufi të Serbisë e që janë mbi normale e tej-përtej i kalojnë standardet Europiane, e poashtu edhe mangësinë e kundërpropozimeve nga pala kosovare. Mos të ishte kështu, nuk do të kishin stagnuar këto bisedime. Apo jo?
Kryeministri i qeverisë së Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj, përpos tjerash e ka një përgjegjësi. E ajo është që ti angazhoj gjithsesi ekspertët nga Diapora së pari në delegacionin që po i përgatit negociatat me Serbinë e edhe prezencën e tyre gjatë këtij dialogu në Bruksel. Ne nga Diaspora e dimë ku e sa duhet e mundet të ndikohet nga aspekti EuropianoPerëndimor dhe kjo i ndihmon më së shumti palës kosovare.
E dyta, ekspertët nga Diaspora duhen të angazhohen në çdo grup punues që e përshpejton procesin e Integrimeve Europiane. Kjo është domosdoshmëri vetëm nëse mendoni seriozisht që shteti i Kosovës ti bashkohen trungut integrues europian.
Para, e gjatë betimit Z.Haradinaj tha se do të bëj gjithqka për forcimin e Kosovës. Koha të veprohet me dëshmi. Vendi dhe arena ndërkombëtare – po pret.
Pse, atëherë mos të shfrytëzohet kapaciteti i ekspertëve nga Diaspora?
Rrjeti i ekspertëve nga Diaspora
Avni Dervishi – Suedi
Mimoza Morina – Gjermani
Ganimet Bajraktari – Austri
Yllka Halil Alidemi – Britani e Madhe
Shqipe Buzuku – Finlandë
Laura Selmani – Itali
Selam Hajrizi – Francë
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












