Lajme
Diabeti tek të rinjtë: Simptomat e hershme, për të cilat duhet të jenë të vetëdijshëm
Një studim i botuar në revistën BMJ zbuloi se çdo vit gjithnjë e më shumë të rinj diagnostikohen me diabet të tipit 2.
Ka pasur rreth 56 për qind rritje të diabetit te njerëzit midis moshës 15 dhe 39 vjeç. Disa faktorë janë vërejtur si faktorë kontribuues në këtë çështje shëndetësore te njerëzit. Ndër to, indeksi i masës trupore të njerëzve është vënë re si një nga arsyet kryesore së bashku me ndotjen e ajrit.
Rezultatet e studimit na tërheqin vëmendjen për situatën alarmante, e cila po shton rastet e diabetit te të rinjtë.
Çfarë e shkakton diabetin te të rinjtë?
Për gati dy dekada ekspertët kanë vënë re rritje të konsiderueshme të numrit të diabetikëve në mesin e popullatës së re dhe disa nga faktorët shkaktarë të diabetit te të rinjtë janë:
– Gjenetika
– Mungesa e aktivitetit fizik
– Rritja e stresit mendor
– Ndotja
– Indeksi i masës trupore
Përveç kësaj, faktorët që lidhen me stilin e jetës si konsumimi i një diete me kalori të lartë, stresi i tepërt ose lëvizja minimale fizike janë gjithashtu faktorë kryesorë që mund të shkaktojnë diabetin te të rinjtë, si për burrat, ashtu edhe për gratë.
Simptomat e hershme të diabetit te të rriturit e rinj mund të jenë të ndryshme.
Ekspertët thonë se simptomat e hershme të diabetit te të rinjtë përfshijnë:
– Humbje peshe e papritur
– Një rritje në frekuencën e urinimit
– Uria e shtuar
– Infeksion gjenital
– Dobësi
– Lodhje
– Një nga simptomat e tjera të hershme te meshkujt është mosfunksionimi erektik.
Simptomat e zakonshme të diabetit ndaj të cilave duhet pasur kujdes janë: urinimi i shpeshtë, ndjenja e etjes, humbja e peshës pa u përpjekur, oreksi i pakontrolluar, shikimi i turbullt, mpirja ose ndjesi shpimi gjilpërash në këmbë, ndjenja e lodhjes dhe tharja e lëkurës.
Diabeti gjithashtu rrit rrezikun e sëmundjeve të tjera
Diabeti mund të çojë në probleme të tjera shëndetësore, si sëmundje të zemrës, goditje në tru dhe probleme me veshkat.
Diabeti mund të çojë në dëmtim nervor, humbje të shikimit, humbje të dëgjimit, lëvizshmëri dhe gjithashtu shëndet të keq të dhëmbëve. Gjithashtu mund të ndikojë në shëndetin mendor të individëve.
Ata me diabet kanë dy deri në tri herë më shumë rrezik për sulme në zemër dhe goditje në tru.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së












