Kosova
Dhunimi i dy vajzave në Gjakovë – viktimat janë të mitura e të dyshuarit të moshës madhore
Dy vajza u dhunuan në Gjakovë, të dyja u futën me forcë në veturë
Raportohet se dy viktima seksuale janë vajza të mitura nga Gjakovë, ndërsa të dyshuarit të moshës madhore, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me këtë temë, Yllka Juniku Shehu nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë të ditur se sot gjatë ditës do të parashtrojnë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë sot do të parashtrojë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e dyshuar, për veprën penale ‘dhunimi’. Dy rastet janë raste të ndara, dhe të dyja viktimat janë të mitura, ndërsa dy të dyshuarit janë të moshës madhore”, ka thënë ajo.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh njoftoi sot për dy raste të dhunimit në Gjakovë.
Sipas raportit, njëri rast kishte ndodhur rreth orës 13:00, ku bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Gjakovë 04.10.2022 – 13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të dyshuar të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe kanë dhunuar seksualisht. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Pas hetimeve të zhvilluara, është identifikuar një i dyshuar kosovar dhe i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
Ndërsa rasti tjetër, sipas po këtij raporti, kishte ndodhur pasdite rreth orës 18:00, kur një vajzë ka raportuar se me dhunë është futur në veturë dhe është përdhunuar.
“Gjakovë 04.10.2022 – 18:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me dhunë e ka futur në veturën e tij dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










