Lajme
Detajet se si e mbyti kosovari gruan nga xhelozia në Gjermani
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur mes një çifti shqiptar në Gjermani, e si motiv i vrasjes dyshohet të ketë qenë xhelozia
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një shqiptar e ka vrarë me thikë gruan e tij.
Sipas raportit të policisë gjermane, thuhet se 44-vjeçari nga Kosova dyshohet se ka vrarë gruan e tij 33 vjeçe në zonën e Heilbronn. Mediat gjermane kanë raportuar se shkak për këtë krim mendohet të jetë bërë xhelozia mes çiftit.
Thuhet se kjo ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e të premtes, por detajet e aktit janë publikuar ditën e sotme nga mediat gjermane. Burri ka goditur me thikë disa herë gruan e tij 33-vjeçe, e cila për fat të keq, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
“Një burrë 44-vjeçar dyshohet se e ka vrarë gruan e tij në Heilbronn mbrëmjen e së premtes. Sipas policisë, burri goditi me thikë gruan e tij, jo një herë, por disa herë. Dyshohet se motivi është xhelozia. Gruaja e tij 33-vjeçare vdiq nga plagët e saj. 44-vjeçari shkoi në stacionin e policisë Heilbronn, raportoi për ngjarjet dhe u arrestua pa rezistencë”, shkruajnë mediat gjermane.
Pra, menjëherë pas krimit, shqiptari është vetëdorëzuar në polici.
“Kur policia kontrolloi menjëherë adresën e shtëpisë së familjes, gruaja u gjet e vdekur. Mbi të gjitha, shtatë fëmijët e mitur të çiftit u gjetën të paprekur në apartament. Sipas hetimeve fillestare, ata ishin dëshmitarë të faktit. Por: Tani e tutje ata do të rriten pa nënën – dhe ndoshta pa baba gjithashtu”, shkruajnë më tej mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











