Lajme
Detaje për krimin që tronditi komunitetin shqiptar në Australi
Mediat vendase kanë dhënë disa arsye që çuan në vrasjen e çiftit shqiptar në Australi
Ditë më parë komuniteti shqiptar në Australi është tronditur nga vrasje e çiftit nga babai i nuses.
Osman Shaptafaj qëlloi me armë zjarri në drejtim të vajzës së tij, Lindita Musai, 25-vjeçare dhe dhëndrit Veton Musai, 29-vjeçar, për arsye që ende nuk dihen.
Lindita vdiq menjëherë, ndërsa Vetoni pavarësisht se luftoi për disa orë me radhë, ndërroi jetë po ashtu si bashkëshortja e tij, shkruajnë mediat shqiptare.
Policia në Australi pritet të marrë në pyetje babain vrasës, i cili po ashtu pas krimit makabër tentoi t’i jepte fund jetës së tij dhe tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në spital, përcjell albinfo.ch.
Marrëdhënia mes babait dhe vajzës nuk kishte qenë asnjëherë e mirë, madje Shaptafaj nuk kishte qenë as në fejesën dhe as në martesën e çiftit.
Sipas medieve australiane, bazuar te dëshmitë e të afërmeve të familjes, Lindita Musai pas martesës ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj, por ai nuk e pranonte një fakt të tillë dhe ishte kundër largimit të saj nga shtëpia duke i ekzekutuar.
Shaptafaj postonte vazhdimisht në rrjetet sociale mesazhe të koduara. Në një rast shkruante: “Më doni ose më urreni, të dyja janë në favorin tim. Nëse më doni, do të jem gjithmonë në zemrën tuaj. Nëse më urreni, do të jem gjithmonë në mendjen tuaj”.
Shaptafaj kishte emigruar nga Maqedonia e Veriut drejt Australisë. Edhe dhëndri i tij ishte nga Maqedonia e Veriut. Ai ishte djali i Alil Musait, një emër i njohur pasi ka qenë kryetar i Komunitetit Shqiptar në Australi.
Po ashtu ai ka qenë president i Komunitetit Shqiptar të Melburnit dhe mjaft aktiv gjatë luftës në Kosovë.
Miqtë dhe të afërmit e çiftit janë të shokuar nga ngjarja e rëndë. “Jemi të trishtuar”, një tjetër shkroi “Veton dhe gruaja juaj e mrekullueshme, Lindita, pushoni së bashku në kopshtin e Zotit për paqe të përjetshme”. “Një humbje kaq tragjike. Ngushëllime të sinqerta”, ishin disa nga mesazhet e miqve në rrjetet sociale.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











