Futboll
Detaje për pilotin, trupi i të cilit ende nuk është gjetur
Hetimet për të gjetur shkaqet e vdekjes së futbollistit argjentinas Emiliano Sala në Kanalin e La Manshit më 21 janar vazhdojnë, kurse mediat britanike kanë zbuluar detaje të reja.
Siç njofton BBC, piloti i aeroplanit, David Ibbotson ishte daltonik dhe për këtë arsye nuk kishte leje për të fluturuar në orët e mbrëmjes, por vetëm gjatë paraditeve.
Siç është njoftuar edhe më herët Ibbotson kishte licencë për fluturim privat nga Britania e Madhe në SHBA, por nuk i lejohej që të merrte pasagjerë në fluturimet e tij në vendet e Bashkimit Evropian.
“Daltonizmi nuk e lejon një pilot që të marrë licencën e fluturimit gjatë orëve të mbrëmjeve, sepse të dallosh ngjyrën e kuqe nga e gjelbra në errësirë është thelbësore për ta bërë një gjë të tillë”, shpjegon një burim i BBC, përcjell albinfo.ch.
Gjithsesi ende nuk ka konfirmime nga Enti i Aviacionit Civil Britanik në lidhje me këtë detaj, duke qenë se ky institucion nuk ka dashur të japë detaje, por drejtuesit e “Air Accidents Investigation Branch” kanë deklaruar se licencat e pilotëve vazhdojnë të jenë në qendër të hetimeve.
Trupi i Emiliano Salës ishte gjetur mes mbetjeve të avionit në ishullin Guernsey më 6 shkurt, ndërsa ai i pilotit ende rezulton të jetë i zhdukur.
Kërkimet u ndërprenë për disa ditë dhe vetëm me anë të financimeve private vazhduan, ku u gjet trupi i futbollistit të Nantes, i cili kishte nënshkruar kontratë me Cardiff, por nuk arriti t’iu bashkëngjitej.
Mes këtyre dy skuadrave po vazhdon beteja për 15 milionë funte.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve Ekspozita u organizua në Universitetin Duisburg-Essen nga Konsullata e Kosovës në Dyseldorf dhe IKKL, në kuadër... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












