Kosova
Departamenti Amerikan i Shtetit: Suksesi i dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë, prioritet absolut i SHBA-së
Përpara vazhdimit të dialogut ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit të udhëhequr nga BE-ja, SHBA-ja thotë se suksesi i negociatave të Brukselit është “prioritet absolut” për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ne jemi të kënaqur që liderët e Serbisë dhe Kosovës do të takohen në Bruksel, si pjesë e një dialogu të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ne e mbështesim plotësisht këtë dialog. Është e rëndësishme që ne besojmë se të dyja palët e përdorin këtë mundësi për të çuar përpara bisedimet e tyre për normalizimi i marrëdhënieve. Ky është prioriteti ynë. Ne dëshirojmë të shohim progres dhe zbatimin e marrëveshjes”, ka thënë gjatë ditës së djeshme zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, për The Pavlovic Today.
Dialogu dhe kompromisi, thotë ai, nuk janë shenja dobësie, por janë thelbësore për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila, thotë ai, është ende thelbësore si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë kur bëhet fjalë për aspiratat e tyre drejt BE-së.
“Shpresojmë që liderët në Serbi dhe Kosovë të kuptojnë rëndësinë e ecjes përpara, jo prapa, përmes dialogut të udhëhequr nga BE-ja”, tha ai.
Edhe pse SHBA, siç thotë ai, nuk po marrin pjesë në dialog, suksesi i këtyre bisedimeve është “prioritet absolut” i tyre.
Gjatë ditës së djeshme në Bruksel ka udhëtuar edhe zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.
Nga DASH i thanë Gazetës Online Reporteri.net se Përfaqësuesi i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, udhëtoi në Bruksel “për ta mbështetur takimin e nivelit të lartë të 18 gushtit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”.
Escobar nga Brukseli, ku kishte takim me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb, Vuçiq, tha se shpreson në një marrëveshje, e cila ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës dhe gjithashtu parandalon dhunën.
Kurti e Vuçiq do të takohen sot Bruksel, me fillim nga ora 10:30. Ky takim do të ndërmjetësohet nga Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Një marrëveshje të mundshme në takimin e sotëm e ka paralajmëruar Përfaqësuesi Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri”












