E-Diaspora
Dënim i përjetshëm për 67-vjeçarin që vrau bashkëshorten dhe dy gra të tjera
Një burrë 67-vjeçar, i cili e theri me thikë gruan e tij në rrugë publike në Vjenë Faworiten më 20 maj, 2018, të hënën është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata rajonale për vrasje
Vendimi i jurisë ishte unanim. Për shkak të fakteve dhe dosjeve masive relevante penale të të akuzuarit “është pritur dënimini maksimal”, pohoi gjykatësja Eva Brandstetter, shkruan albinfo.ch.
Kur u pyetën nëse e kishte kuptuar vendimin, 67-vjeçari u përgjigj me një heshtje të gjatë para se të pohonte. Pastaj shtoi më tej: “Nuk u dënova pasi e kam kryer këtë akt, por sepse jam shqiptar”. Pyetjes tjetër, nëse ai e pranon aktgjykimin, nuk iu përgjigj. Në vend të kësaj, ai mbajti një monolog në gjuhën e tij amtare dhe më pas u shoqërua nga salla nga dy roje të burgut. Mbrojtësja Irene Pfeifer kërkoi kohë për të menduar. Aktgjykimi nuk është përfundimtar.
Ai, 59-vjeçaren e kishte therur me një thikë tetë herë, pasi gjatë një takimi në rrugë, si pjesë e zënkës me fjalë, ajo i kishte thënë një “fjalë të pistë”, që ai nuk e shqiptoi dot, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albinfo.ch.
Përveç kësaj, ajo e rrëmbeu atë “si një burrë” nga jaka dhe e pështyu. Sipas mendimit të tij, deklaratat blasfemuese të gruas së tij e zemëruan pa masë dhe nuk duroi më.
Megjithatë, kosovari 67-vjeçar, në moshën më të re kishte vrarë edhe dy gra të tjera dhe ka qenë i burgosur edhe më parë. Në vitet e 70-ta, ai ishte dënuar në Gjermani, sepse kishte therur të dashurën e tij në një gjendje të dehur. Sipas informacionit personal, ai ka vuajtur burg për 20 muaj. Në vitin 1992, gjykata kantonale zvicerane e Graubundenit i shqiptoi 17.5 vite burg për vrasje. Gjatë një grabitje, ai e kishte sulmuar njëmbëdhjetë herë me thikë në fytyrë, qafë dhe gjoks një grua, përcjell tutje albinfo.ch.
Edhe në Austri ai ka qenë i njohur për delikte të ndryshme me lëndë narkotike. Në vitin 2008, në Vjenë ai ishte dënuar me pesë vite burg, ku edhe njoftoi bashkëshorten e tij të ardhshme. Kur u lirua, që të dy u martuan
Në fund të dhjetorit 2016, gruaja e la bashkëshortin dhe u kthye në vendlindjen e saj për disa javë. Pasi kthehet në Vjenë, në shkurt 2017, ajo banonte me djalin e saj nga një marrëdhënie e mëparshme.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












