Kosova

Dëme nga stuhia në disa qytete të Kosovës

Për shkak të një stuhie që kaploi Kosovën gjatë pasdites së të shtunës, kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se ka pasur ndalje të rrymës në Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe një pjesë të Pejës e Prishtinës.

Dëme janë raportuar në Prishtinë dhe ka pasur vërshime në Rahovec, ndërkohë shi dhe breshër ka pasur edhe në Ferizaj, përcjell albinfo.ch.

Shkaku i motit, KEDS-i ka thënë se disa dalje janë jashtë funksionit.

“Si pasojë e këtij moti, i përcjellë me shi e erëra të forta, rajonet më të prekura në rrjetin elektroenergjetik janë Gjakova, Prizreni, Ferizaj, si dhe një pjesë e Pejës dhe Prishtinës. Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren nëpër këto rajone dhe po bëjnë të pamundurën që sa më parë ta kthejnë gjendjen në normalitet, për çka kërkojmë mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.