Lajme
Dell shkurton më shumë se 6000 vende pune
Bëhet e ditur se Dell Technologies Inc (DELL.N) do të heqë rreth 6,650 vende pune, ose rreth 5% të fuqisë punëtore të saj globale, përcjell albinfo.ch.
E gjitha për shkak se kompania është dëmtuar nga rënia e kërkesës për kompjuterët e saj personal, raporton Bloomberg News.
Theksohet se kompania po përjeton kushte tregu që “vazhdojnë prodhojë një të ardhme të pasigurt”, shkroi bashkëshefi operativ Jeff Clarke, në një memo drejtuar punonjësve, thuhet në raport.
Masat e mëparshme të uljes së kostove, duke përfshirë një pauzë në punësim dhe kufizimet në udhëtim, nuk janë më të mjaftueshme, tha Clarke në memorandum.
Riorganizimet e departamenteve dhe shkurtimet e vendeve të punës janë një mundësi për të rritur efikasitetin, tha një zëdhënës i kompanisë për Bloomberg News.
Kompanitë nga Microsoft Corp (MSFT.O) tek Amazon.com Inc (AMZN.O) dhe Goldman Sachs Group Inc (GS.N) kanë shkurtuar mijëra vende pune kohët e fundit për të ndihmuar në zbutjen e një rënieje të kërkesës, pasi shpenzimet e konsumatorëve dhe të korporatave u tkurren për shkak të inflacionit të lartë dhe rritjes së normave të interesit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan Artisit shqiptar, Petrit Halilaj, është tani një artist konceptual, skulpturat, vizatimet, instalimet dhe performancat joshëse dhe...
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
Jeta në Austri
-
LDK-ja në Vjenë organizon takim në mbështetje të Lukas Mandl, merr pjesë edhe kryetari Lumir Abdixhiku Lidhja Demokratike e Kosovës organizon takim informues me Eurodeputetin Lukas Mandi, kandidat në zgjedhjet EU2024 që...
-
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa
-
Lukas Mandl kërkon votën e shqiptarëve në Austri
-
Kapet pas disa vitesh vjedhësi serik shqiptar, “e tradhtojnë” këpucët
-
Dy të vdekur nga orteku në Austri