Lajme
Danimarka vaksinoi 80 për qind të popullatës
Largoi të gjitha masat
Pas Suedisë, edhe Danimarka largon shumë masa për banorët e saj, transmeton albinfo.ch.
Ky shtet ka shkallë të lartë të vaksinimit dhe kjo ia mundësoi Danimarkës për t’u bërë një ndër shtetet e para të Bashkimit Evropian për t’i larguar të gjitha masat kufizuese, 548 ditë pas fillimit të zbatimit të tyre me qëllim të kufizimit të përhapjes së virusit.
Kthimi në normalitet ka qenë gradual, por duke filluar nga e premtja, e ashtuquajtura pasaportë digjitale – dëshmi për vaksinim – nuk do të kërkohet më për të hyrë në klube nate, shkruan The Guardian, përcjell albinfo.ch.
Më shumë se 80 për qind e popullsisë mbi moshën 12-vjeçare në shtetin skandinav janë vaksinuar me të dyja dozat, prandaj qeveria daneze deklaroi se nuk e cilëson Covid-19-shin më si sëmundje kritike sociale.
“Nuk do të thosha që është shumë herët. E kemi hapur derën, por gjithashtu kemi thënë se mund ta mbyllim, nëse është e nevojshme”, tha Soren Riis Paludan, profesor i virologjisë në Universitetin Aarhus.
Që nga 14 gushti përdorimi i maskave në transportin publik nuk është më i detyrueshëm. Më 1 shtator u rihapën klubet e natës, u larguan kufizimet për tubime publike dhe u largua kërkesa për ta dëshmuar vaksinimin për të hyrë në restorante.
Sidoqoftë, përdorimi i maskave është ende i detyrueshëm në aeroporte dhe njerëzit këshillohen që ta përdorin atë edhe kur të shkojnë për t’u kontrolluar te mjeku, në qendra të testimeve dhe spitale.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch Numri më i ri i revistës albinfo.ch, i cili nga sot është në duart e lexuesve,...
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
Jeta në Austri
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri Austria sheh rritje të papunësisë ndërsa ekonomia dobësohet, foshnja e vogël lëndohet pas rënies nga dritarja...
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte