Lajme
Danimarka rekruton gratë në shërbimin ushtarak
Danimarka ka njoftuar se do të rekrutojë femrat në shërbimin ushtarak duke filluar nga viti 2026, si edhe do të zgjasë shërbimin ushtarak nga katër në 11 muaj si për burrat, ashtu edhe për gratë, duke u bërë kështu vendi e tretë evropian, së bashku me Norvegjinë dhe Suedinë, që kërkon që gratë të shërbejnë në forcat ushtarake.
Kopenhagen gjithashtu dëshiron të rrisë buxhetin e mbrojtjes me gati 6 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme për të përmbushur objektivat e NATO-s.
“Ne nuk riarmatosemi sepse duam luftë. Po riarmatosemi sepse duam ta shmangim”, deklaroi kryeministrja Mette Frederiksen, duke shtuar se qeveria po përpiqet të arrijë “barazinë e plotë midis gjinive”.
Për këtë temë foli edhe ministri i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen.
“Një rekrutim më i fuqishëm, që përfshin barazinë e plotë gjinore, duhet të ndihmojë në zgjidhjen e sfidave të mbrojtjes, mobilizimit kombëtar dhe pajisjeve të forcave tona të armatosura”.
Në Danimarkë, gratë aktualisht mund të ofrohen si vullnetare për shërbimin ushtarak. Vitin e kaluar, 4700 persona shërbyen në ushtri, rreth 25 për qind e të cilëve ishin gra. Ky numër do të rritet në 5000 në vit. Forcat e Armatosura Daneze aktualisht kanë rreth 20,000 personel aktiv, duke përfshirë rreth 9,000 trupa profesionistë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












