Lajme
Danimarka forcon ushtrinë me vajza
Shërbimi i detyruar ushtarak edhe për gratë, është ky propozimi më i ri në Danimarkë. Ky shtet është kritikuar gjerësisht nga aleatët perëndimorë për mangësitë e saj në mbrojtje.
Plani u zbulua nga ministri i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri Jakob Ellemann-Jensen, në një intervistë me mediat lokale.
Me rritjen e tensioneve në rajon që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë shkurtin e kaluar, vendi nordik dëshiron të rrisë përmasat e ushtrisë së tij. Ministrja tha se ndërkohë që përfshirja e grave në forcat e armatosura do ta ndihmojë vendin të përmbushë kërkesat e NATO-s, prania e tyre do të jetë gjithashtu “e dobishme” për ushtrinë.
Aktualisht, gratë daneze mund t’i bashkohen ushtrisë vullnetarisht, ndërsa burrat janë ligjërisht të detyruar të shërbejnë për një maksimum prej katër muajsh, nëse thirren në një sistem lotarie.
Njoftimi u bë pasi Ministria e Mbrojtjes publikoi konkluzionet e një rishikimi dyvjeçar të NATO-s, i cili shprehte rezerva për dështimin e Danimarkës për të investuar në forcat e saj ushtarake sipas kërkesave gjeostrategjike.
Danimarka ka vendosur një objektiv ambicioz për një rritje prej 4.5 miliardë korona (659 milionë dollarë) në shpenzimet e mbrojtjes për të arritur 2% të prodhimit të brendshëm bruto deri në vitin 2030.
Sipas angazhimeve të saj ndaj NATO-s, Danimarka pritet të formojë një këmbësori elitare deri në vitin 2032. Në fillim të kësaj jave, Danimarka u zotua t’i dhurojë Ukrainës 19 sisteme të artilerisë së obusit Caesar, të prodhimit francez, çka iu kërkua nga presidenti Zelensky./Euronews
E-Diaspora
-
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane Qyteti i Bernës ka hapur aplikimet për programin “DeutschBon”, përmes të cilit banorët që e kanë... -
Turqi
Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë: pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit -
Suedi
Yllka Sheqiri, shqiptarja me rrënjë nga Kosova e nominuar për “Çmimin e Vajzave 2026” në Suedi -
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













