Lajme
Cyrihu, qyteti më i shtrenjtë evropian
Renditja e mëposhtme bazohet në koston e jetesës së punonjësve emigrantë
Metropolet e mëdha të Azisë janë ato që dominojnë listën si qytetet më të shtrenjta në botë.
Të dhënat për koston e jetesës, qiraja dhe vendndodhja u analizuan nga një studim i kryer nga Mercer.
Mercer u bazua në një listë produktesh dhe shërbimesh të tilla si ushqimet, alkooli, duhani, transporti, veshja, shëndeti, argëtimi,etj. Në këtë studim u analizuan 209 qytete dhe ai që rezultoi si qyteti më i lirë ishte Tunizi. Si pasojë e forcimit të dollarit, qytetet amerikane fituan pikë dhe u ngritën në renditje, transmeton Monitor.
Kështu, Nju Jorku u rendit 4 pozicione më lart, San Francisko (e 16-ta), Los Anxhelos (e 18-ta) u renditën disa pozicione më lart, përkatësisht në pozicionin e 12 dhe atë të 17, ndërsa Çikago (e 37-ta) dhe Uashington (e 42-ta) janë ngritur me 14 pozicione më sipër, përcjell albinfo.ch.
Përveç Cyrihut që renditet në 10-shen e parë të qyteteve më të shtrenjta, qytetet e tjera evropiane janë të renditura shumë poshtë në listë.
Kështu, Milano renditet në vendin e 45, Parisi në vend të 47-të, Roma zbret në vend të 55, Amsterdami (58), Munihu (67), Frankfurti (74), Bruxelles (77), Berlini (81), Madridi (82), Barcelona (91). Londra renditet në vend të 23-të, Moska në vend të 27-të dhe Dublini në vend të 43-të.
Në krye të kësaj liste renditet Hong Kongu, që mban sërish të njëjtin pozicion si një vit më parë. Më pas në vend të dytë renditet Tokio, më pas në vend të tretë Singapori, më pas Seuli.
Në vend të pestë renditet Cyrihu, njëkohësisht edhe qyteti më i shtrenjtë europian. I gjashti renditet Shangai, në vend të shtatë Turkmenistani, në vend të 8-të Pekini, etj.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














