Lajme
COVID-19 gjunjëzon Kinën
Spitale të tejmbushura, pacientë në korridore, stafi mjekësor i rraskapitur dhe një numër i pacaktuar infeksionesh dhe vdekjesh.
Kina po përjeton situatën më të rëndë të COVID-19 që nga rënia e pandemisë, disa javë pasi hoqi kufizimet e kontestuara në kuadër të politikës “Zero COVID”.
Për të lehtësuar situatën në spitale në qytete të mëdha, si Pekini, qeveria kineze ka dërguar disa qindra mjekë dhe infermiere nga provincat më pak të infektuara.
Kjo është hera e parë që një përforcim i tillë dërgohet në tre vjet pandemi. Më herët veprohej vetëm me ndihmën e testeve PCR.
Ekspertët presin që rreth 800 milionë kinezë të preken nga sëmundja këtë vit dhe disa studime parashikojnë vdekjen e të paktën 1 milion personave nga COVID brenda 2023-shit.
Informacioni i mangët i autoriteteve lidhur me fuqinë e epidemisë ka shkaktuar kritika nga OBSH-ja dhe qeveritë e disa vendeve, si Shtetet e Bashkuara./Reuters
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












