Lajme
Coca-Cola do të pushojë nga puna 2.200 punonjës
Një raport nga kompania amerikane e pijeve Coca-Cola tregon se do të pushohen nga puna 2.200 punonjës, prej të cilëve 1.200 në SHBA.
Kompania amerikane e pijeve Coca-Cola do të pushojë nga puna 2.200 punonjës, prej të cilëve 1.200 në SHBA, në kuadër të ristrukturimit të modelit të biznesit me ndikimin edhe të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e kompanisë thuhet se ndryshimi në fjalë nuk është shkaktuar nga pandemia, por se ka shërbyer si një “katalizator” që kompania të veprojë më shpejt.
Sipas kësaj, kompania do të pushojë nga puna 2.200 punonjës, prej të cilëve 1.200 në repartet e punës në SHBA.
Sipas mediave amerikane, në fuqinë punëtore të Coca-Cola që ka 86.200 punonjës do të shënohet një rënie prej rreth 12 për qind.
Rreth 500 punonjës që do të pushohen nga puna do të bëhen nga qendra e kompanisë në Atlanta.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












