Lajme
CNN: Marrëveshja SHBA–Iran mund të nënshkruhet të dielën në Gjenevë
Dokumenti i përkohshëm parashikon armëpushim 60-ditor, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe hapa të rinj drejt zgjidhjes së çështjes bërthamore iraniane.
Ceremonia e nënshkrimit të një marrëveshjeje ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit pritet të mbahet të dielën në Gjenevë të Zvicrës, raportoi CNN duke cituar tri burime të njohura me zhvillimet, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportit, marrëveshja mund të formalizohet gjatë fundjavës, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se bëhet fjalë për një “marrëveshje të shkëlqyer” që mund t’i japë fund tensioneve dhe konfliktit me Iranin.
Trump ka bërë të ditur se një ceremoni zyrtare nënshkrimi pritet të organizohet në Evropë, me pjesëmarrjen edhe të zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance. Megjithatë, autoritetet iraniane ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.
Presidenti amerikan deklaroi të premten se lufta me Iranin ka përfunduar, ndërsa CNN publikoi edhe disa nga detajet kryesore të dokumentit të dakorduar.
Sipas informacioneve të publikuara, marrëveshja e përkohshme do të zgjasë armëpushimin dhe do të krijojë kushtet për vazhdimin e negociatave mbi programin bërthamor iranian. Një ndër pikat kryesore është hyrja në fuqi e një armëpushimi 60-ditor në të gjitha frontet, përfshirë edhe Libanin, menjëherë pas nënshkrimit të dokumentit.
Marrëveshja parasheh gjithashtu rihapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit, pa tarifa nga ana e Iranit, duke garantuar qarkullimin e lirë të energjisë dhe mallrave tregtare. Sipas planit, trafiku në këtë korridor strategjik detar do të rikthehet në nivelet para konfliktit brenda 30 ditëve nga nënshkrimi.
Po ashtu, dokumenti përfshin heqjen e bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane dhe një lehtësim të pjesshëm të sanksioneve ekonomike, i cili do të varet nga zbatimi i marrëveshjes dhe angazhimi i palëve në proces.
Në aspektin bërthamor, marrëveshja thuhet se adreson kërkesat kryesore të SHBA-së, përfshirë zotimin e Iranit që të mos zhvillojë armë bërthamore dhe trajtimin e rezervave të uraniumit të pasuruar në nivele të larta.
Sipas CNN, dokumenti pritet të mbajë emrin “Marrëveshja e Islamabadit”, ndërsa mbetet të shihet nëse palët do ta konfirmojnë zyrtarisht nënshkrimin e saj gjatë ditëve në vijim./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












