Lajme
60% më shtrenjtë, sa kushton një metër dru aktualisht në Kosovë?
Krahas rritjes së inflacionit në vend, rritjes së vazhdueshme të çmimeve të produkteve elementare, përfshirë këtu edhe luhatjen e vazhdueshme të çmimeve të naftës dhe krizës energjetike, i kanë paraprirë edhe çmimet e larta të druve këtë vit.
Të dhënat e raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Shtator 2022”, tregojnë se çmimi i lëndëve djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet dhe të tjera në muajin shtator është rritur për 9.2%.
I njëjti raport po ashtu specifikon se çmimi i lëndëve djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet, në krahasim me muajin shtator të vitit 2021 ka shënuar rritje për 60.2%.
Aktualisht, në bazë të të dhënave të tabelës së ASK-së, të cilat përditësohen pothuajse çdo ditë, shihet se saktësisht metri i drurit ah kushton 50 euro, ndërkohë që metri i drurit bung kushton më shtrenjtë dhe shitet për 67.33 euro.
Thirrja për aplikim nga Ministria e Ekonomisë për subvencionim të pajisjeve
Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Ekonomisë, ditë më parë ka marrë vendim që t’i subvencionojë qytetarët për pajisje, të cilat mundësojnë ngrohje me dru dhe pelet, në mënyrë që qytetarët ta kursejnë energjinë elektrike.
Sidoqoftë, aktualisht kjo thirrje për subvencionim është mbyllur para dy ditëve, me arsyetimin se është plotësuar numri i aplikuesve të paraparë për fazën e parë dhe se shuma e ndarë e buxhetit është shterur.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë, numri total i aplikuesve është 5 mijë e 992, ndërkaq shifra e arritur nga aplikimet është mbi 6 milionë euro.
“Pompë termike 1313 aplikues, invertar 2656 aplikues, kallda me biomasë 816 aplikues dhe stufa me biomasë 1207 aplikues. Numri i aplikuesve të cilët janë në kategorinë e mbështetjes së skemës të asistencës sociale është 275. Bëhet e ditur se deri më tani numri total i aplikuesve për fazën e dytë është 218. Ndërsa shifra e arritur nga aplikimet është 6,000,020.00 euro”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Sipas kësaj ministrie, llogaritja është bërë duke u bazuar në kriterin që secili subvencion do të jetë me çmimin maksimal të lejuar, ndërsa thirrja do të rihapet me mjetet e mbetura, pasi të shqyrtohen aplikimet e para nga komisioni vlerësues për shqyrtimin e aplikacioneve për subvencionim.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













