Lajme
Çmimi i naftës bie në nivelin më të ulët prej fillimit të luftës në Ukrainë
Çmimet e naftës zbritën me 5 dollarë në nivelin më të ulët që kur Rusia të pushtonte Ukrainën, përcjell albinfo.ch.
Ulja e fundit e ka shtyrë naftën e papërpunuar Brent, pikë referimi në Detin e Veriut, në një nivel më të ulët prej 92.78 dollarësh: ky është niveli i përbashkët më i ulët që prej kohës kur Vladimir Putin urdhëroi fillimin e pushtimit rus të Ukrainës.
Rënia e madhe e çmimit të naftës të së hënës përputhej saktësisht me nivelin më të ulët të mëparshëm pas pushtimit, i cili u arrit më 5 gusht, raporton The Guardian.
Çmimet e Brent arritën kulmin më 7 mars në 139,13 dollarë, kur shqetësimet për furnizimet nga Rusia arritën kulmin.
Ato kanë mbetur mbi 100 dollarë për shumicën e kohës që atëherë – një nivel i parë rrallë në histori.
Është një histori e ngjashme për West Texas Intermediate, standardi i Amerikës së Veriut, i cili arriti një nivel të ulët prej 86,82 dollarë, më i ulëti që nga 3 shkurti.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













