Lajme
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare, drejt uljes
Duket se çmimet e naftës ranë me afro katër për qind javën e kaluar, teksa tregtarët presin një ngadalësim të rritjes së ekonomisë amerikane, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se çmimi i një fuçie në tregun e Londrës ra javën e kaluar me 3.9 për qind, ndërsa në tregun amerikan çmimi i fuçisë u ul me 4.2 për qind, në 76.34 dollarë.
Çmimet ishin rritur para rreth një jave pasi Rusia njoftoi se do të prodhonte më pak naftë në mars, me 500,000 fuçi në ditë, ose rreth pesë për qind të prodhimit të përgjithshëm.Por, javën e kaluar u njoftua se prodhuesit rusë vlerësojnë se nuk do të ulin eksportet, pavarësisht njoftimit të qeverisë. Çmimet e naftës u vunë nën presion javën e kaluar, kryesisht pasi u bë gjithnjë e më e qartë se Banka qendrore e SHBA-së do të vazhdojë të rrisë normat bazë të interesit për të frenuar inflacionin.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












