Jeta në Zvicër
Çka ndodh vetëm në Zvicër?
Janë disa gjëra ndodhin vetëm në Zvicër, prandaj Zvicra është shumë e veçantë
Një herë në vit, të mërkurën e parë në shkurt, Zvicra teston rrjetin kombëtar të sirenave të alarmit emergjent. 7200 të tilla testohen në të njëjtën kohë, shkruajnë “Swissinfo.ch”.
Por, janë edhe disa gjëra unike apo shumë të pazakonta që ndodhin vetëm në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Testimi i sirenave
Në Zvicër ka mijëra sirena të vendosura më së shumti në çati dhe të gjitha janë testuar së bashku në fillim të shkurtit. Askund në botë nuk ka aq shumë sirena që bëjnë në të njëjtën kohë, përcjell tutje albinfo.ch.
Kultura e armëve
Shumë njerëz e shohin kulturën e armëve në Zvicër si unike. Është e treta në botë në aspektin e pronësisë së armëve civile, sipas lidhjes së jashtme të Armëve të Vogla, por pushkët e ushtrisë, të lëshuara për ata që kryejnë shërbimin ushtarak, mbahen në shtëpi.
Bunkerët dhe strehimore bërthamore
Zvicra është e njohur për bunkerët e saj. Çdo person ka një vend në një bunker bërthamor, nëse fatkeqësia mund të shpërthejë. Shumë ndërtesa banimi kanë ndërtuar strehë në bodrume. Në qytetin e Lucernit ishte bunkeri më i madh civil në botë, ku mund të strehoheshin 20 mijë persona në rast fatkeqësie, megjithatë, tashmë është reduktuar dhe i zë vetëm 2 mijë njerëz në rast emergjence.
Karnavali “Fasnacht!”
Ka karnavale në mbarë botë, megjithatë ky karnaval është i veçantë. Ngjyrat e lloj-llojshme, traditat, veshjet që disa herë mund të jenë të frikshme.
Etiketat e ushqimit në gjuhë të shumëfishta
Në një vend ku janë katër gjuhë kombëtare, është mbresëlënëse që paketat e ushqimit janë në të tria gjuhët zyrtare: gjermanisht, frëngjisht dhe italisht. Në fund të fundit, të gjithë duhet të dinë se sa çokollata është çokollatë, në gjuhën e tyre, përcjell albinfo.ch.
Uji
Kudo që të shkosh në Zvicër, uji është i pastër dhe i freskët. Uji në Zvicër është shumë i veçantë dhe i shëndetshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë













