Kosova
Çka i shkroi Avni Dehari në mural Astritit?
Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, e ka shkruar një fjali emocionuese për djalin e tyre, në emër të tij, të bashkëshortes së tij, Xhemiles dhe të gruas së Astritit, Artës.
Familja e ish-aktivistit të Vetëvednosjes, Astrit Dehari, i cili vdiq më 5 nëntor 2016 në Qendren e Paraburgimit në Prizren kanë shkruar në muralin e ngritur për nder të djalit të tyre.
“Astrit, shëmbëlltyra jote për drejtësi gjithmonë do të jetë e gjallë dhe ngadhënjimtare”, ka shkruar Avni Dehari, babai i Astritit.
Ai ka thënë disa fjalë pranë shumë personave që u mblodhën mbrëmjen e sotme në Prishtinë për të ndezur qirinj pranë muralit në kujtim të Astritit.
Avni Dehari ka folur në emër të familjes Dehari, duke thënë se me ardhjen e raportit të ekspertizës nga Lozana, konstatimi se Astriti është vrarë ka marrë fund.
“Që nga 5 nëntori i vitit 2016 deri pak ditë më parë, organet shtetërore, përfaqësuesit e drejtësisë, pushtetarët kriminelë kanë bërë përpjekje të na mbushin neve si familje dhe qytetarëve të Kosovës se Astriti është vetëvrarë në burgun e Prizrenit. Me ardhjen e raportit konstatimi se Astriti është vrarë ka marrë fund, tash janë të shtrënguar ta pranojnë edhe ata që deri tani e kanë pasur gojën plot për vetëvrasje”, ka thënë Avni Dehari.
Avniu ka thënë se beteja e radhës është ajo e vënies para drejtësisë së autorëve të vrasjes së djalit të tij.
“Tash hapet faza e dytë e betejës, për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë kanë marrë pjesë në vrasjen e djalit tonë”, ka thënë Avni Dehari, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












