Lajme
Cila ndarje e ka kërcënuar më së shumti Zvicrën? Ja çfarë mendojnë zviceranët sot
28 për qind e të anketuarve e konsiderojnë konfliktin mes klasës punëtore dhe shtresave më të pasura si kërcënimin më të madh historik për unitetin kombëtar
Ndarja mes klasës punëtore dhe shtresave më të pasura konsiderohet sot nga zviceranët si konflikti historik që ka kërcënuar më së shumti kohezionin e vendit, duke lënë pas edhe përplasjet fetare që dikur çuan Zvicrën në luftë civile.
Sipas një sondazhi të fundit, 28 për qind e të anketuarve e konsiderojnë konfliktin mes klasës punëtore dhe shtresave më të pasura si kërcënimin më të madh historik për unitetin kombëtar, transmeton albinfo.ch.
Në vendin e dytë renditet ndarja mes qytetit dhe fshatit, e përmendur nga 25 për qind e të anketuarve.
Përplasja historike mes katolikëve dhe protestantëve është përmendur nga 18 për qind, ndërsa tensionet mes rajoneve gjuhësore të Zvicrës nga 13 për qind.
Lufta civile la 93 të vdekur
Historikisht, konflikti mes katolikëve dhe protestantëve ishte një nga ndarjet më të dhunshme në historinë moderne të Zvicrës.
Tensionet kulmuan me Luftën e Sonderbundit në vitin 1847, e cila la 93 persona të vdekur dhe 510 të plagosur.
Konflikti fetar nuk përfundoi plotësisht me luftën. Gjatë të ashtuquajturit “Kulturkampf” në vitet 1870 dhe 1880, shteti liberal dhe Kisha Katolike Romake u përplasën përsëri, duke ndikuar për një kohë të gjatë në jetën politike dhe institucionale të vendit.
Lufta e Parë Botërore solli ndarje të reja
Gjatë Luftës së Parë Botërore u theksuan veçanërisht dallimet klasore dhe gjuhësore.
Mungesat e produkteve, inflacioni, rënia e standardit të jetesës dhe radikalizimi politik çuan në grevën e përgjithshme kombëtare të nëntorit 1918.
Në të njëjtën periudhë kishte dallime të konsiderueshme edhe mes rajoneve gjuhësore. Shumë zviceranë gjermanofolës simpatizonin Fuqitë Qendrore, të udhëhequra nga Gjermania dhe Austro-Hungaria, ndërsa në Zvicrën frëngjishtfolëse kishte më shumë simpati për Antantën, ku bënin pjesë Franca, Britania dhe Rusia.
Perceptimet ndryshojnë sipas rajoneve
Sondazhi tregon se mënyra se si zviceranët e shohin historinë ndryshon ndjeshëm sipas gjuhës, vendbanimit dhe orientimit politik.
Konfliktet gjuhësore u konsideruan si kërcënimi më i madh historik nga 24 për qind e të anketuarve në Zvicrën frëngjishtfolëse dhe 26 për qind në rajonin italishtfolës.
Në Zvicrën gjermanofolëse, vetëm 9 për qind ndajnë këtë mendim. Edhe ndarja mes zonave urbane dhe rurale perceptohet ndryshe. Ajo u përmend nga 27 për qind e banorëve të zonave rurale dhe 28 për qind e atyre në periferi, krahasuar me 20 për qind në qytete.
Edhe bindjet politike ndikojnë në perceptimin e historisë
Në mesin e mbështetësve të Partisë Socialiste, 41 për qind e konsiderojnë konfliktin klasor si kërcënimin më të madh historik për kohezionin e Zvicrës.
Kjo përqindje bie në 20 për qind te mbështetësit e FDP/PLR, 21 për qind te votuesit e Partisë së Qendrës dhe 26 për qind te mbështetësit e SVP/UDC.
Te këto grupe politike, ndarja mes qytetit dhe fshatit shihet si më e rëndësishme. Sondazhi është realizuar mes 24 tetorit dhe 3 nëntorit 2025, me pjesëmarrjen e 2,495 banorëve të Zvicrës të moshës 18 vjeç e lart.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












